Rreth kompanisë
Fisti sh.p.k. është kompani e re, e themeluar në vitin 2008, me një strategji biznesi me theks në fushën e ekologjisë. Në tregun slloven, tregjet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, jemi të pranishëm me filtrat profesional të ujit BRITA dhe me zgjidhjet e plota për uljen e kostove të trajtimit të mbeturinave. Ne ofertë kemi presa vertikale të prodhuesit danez Bramidan AG dhe presa të ndryshme të kompanisë HSM GmbH, dhe gjithashtu jemi një servis i autorizuar për HSM GmbH.
Presat blerësve u ofrojnë mundësinë për të reduktuar kostot e transportit, ruajtjen e mbeturinave dhe ofrojnë mundësinë e një ambienti të pastër pune. Me presat HSM GmbH, ne ofrojmë gjithashtu zgjidhje unike për industritë e ushqimit dhe pijeve që kanë probleme me paketimet e plota dhe të zbrazta. Ne bashkëpunojmë me kompaninë Oklin International Ltd në fushën e kompostuesve elektrikë të cilët për 24 orë nga ushqimi bëjnë pleh organik cilësor. Produktet janë të destinuara kryesisht për përdorim në spitale, kopshte, shkolla, restorante, hotele, lulishte, kompani kopshtarie, pika karburanti, zinxhirë tregjesh dhe në fund me individë që përballen me sasi të mëdha mbeturinash ushqimore dhe nga druri dhe që duan të prodhojnë plehra në vetëm 24 orë.
Ne besojmë se kombinimi i përsosmërisë në biznes dhe zbatimit të fuqishëm të strategjisë sonë është çelësi për arritjen e vizionit tonë – rritjen e pjesës sonë në treg përmes ofertës së produkteve të reja cilësore nga zona ECO për kompanitë dhe konsumatorët final.
Nëse mendoni se kemi produktin e duhur për ju, dërgoni një mesazh në adresën e e-postës dhe ne me knaqësi do t’ju kontaktojmë!
